UDHËTIM NË JANINË & METEORA

Tour/Activity in Tirana, Albania

Your Travel Experience with Europe-Explorer - Europian TO & DMC

Day 1

Janinë - Kalabaka

Ky udhëtim 3-ditor drejt Meteora dhe Janinës është një kombinim i shkëlqyer i historisë, natyrës dhe kulturës ballkanike. Nisja bëhet nga Tirana në orën 05:00 të mëngjesit me një udhëtim drejt qytetit të Janinës, gjatë të cilit parashikohen ndalesa të shkurtra për pushim. Pasi kalon kufirin në Kakavijë, grupi mbërrin në Janinë ku viziton kalanë historike të qytetit, sheshin qendror, disa nga xhamitë dhe manastiret e vjetra të zonës, si dhe ishullin në liqen, ku ndodhet shtëpia muzeale e Ali Pashë Tepelenës – një ndër ndalesat më të veçanta për të përjetuar historinë shqiptare në zemër të Greqisë. Pasdite vonë, udhëtimi vazhdon drejt Kalabakës, pranë Meteorës, ku bëhet akomodimi dhe pushimi në një hotel me 3 ose 4 yje.

Day 2

Meteora (UNESCO)

Të nesërmen, pas mëngjesit në hotel, fillon vizita panoramike në manastiret e famshëm të Meteorës, një nga mrekullitë më të mëdha të natyrës dhe arkitekturës ortodokse, që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pamjet mbresëlënëse të shkëmbinjve gjigantë dhe paqja shpirtërore që përshkon këtë vend e bëjnë një përvojë unike. Pas vizitës, grupi shijon drekën në një restorant piktoresk të zonës dhe më pas udhëton drejt qytetit të Kosturit për një ndalesë panoramike.

Day 3

Kthimi

Dita e tretë fillon me mëngjesin në hotel dhe nisjen për kthim në Tiranë, me një ndalesë çlodhëse dhe pushim dreke gjatë rrugës. Ky udhëtim përmbyllet me kujtime të paharrueshme dhe përvoja të pasura kulturore.

City & Shopping
Theme Parks
Outdoor Activities & Sports
For Seniors
Arts & Culture
Entertainment & Sport Events
Gastronomy & Nightlife
Day Trips & Excursions
For Couples
Nature & Wildlife
Transportation
Spa & Wellness
For Families
Tickets & Sightseeing Passes